Telegrafi

Momenti i përplasjes pas ndeshjes mes dy ekipeve – katër lojtarë u ndëshkuan me karton të verdhë

Pas fitores së Shqipërisë me rezultatin 3-2 ndaj Bjellorusisë në stadiumin “AIR Albania”, pati tension pas mbylljes së ndeshjes.

Lojtarët e kombëtares: Rey Manaj, Lindon Selahi, Berat Gjimshiti dhe Albi Doka u përfshinë në përplasje fizike me futbollistët e kombëtares bjelloruse.

Pas fillimit të përplasjes, u bashkangjiten edhe lojtarë të tjerë nga të dyja ekipet.

U desh ndërhyrja e gjyqtarëve dhe stafeve të dyja ekipeve që kjo mini-përplasje të përfundonte.

Manaj dhe Gjimshiti u ndëshkuan me karton të verdhë nga Shqipëria, ndërsa Denis Laptev dhe Dmitri Antilevski te Bjellorusia.

Shqipëria me këtë fitore siguroi pozitën e parë me 11 pikë, një më shumë se Bjellorusia.

Kjo fitore e ngjet Shqipërinë në Ligën B, ku përfitimet janë më të mëdha, por edhe kundërshtarët edhe më të fortë. Nga ky edicion i Ligës së Kombeve kuqezinjtë kanë përfituar 1.1 milion euro. /Telegrafi/