Telegrafi

Momenti më i përfolur i El Clasicos – Araujo thotë se ndërhyrja e Tchouameni ishte penallti

FC Barcelona nuk ishte në gjendje të kapërcejë Real Madridin në El Clasicon e parë zyrtar të sezonit.

Skuadra e Ancelottit fitoi me rezultat 2-1 me dy golat e Jude Bellingham, i cili deri në shënimin e golave nuk ishte vendimtar.

Ndeshja, megjithatë, mund të kishte ndryshuar nëse Gil Manzano, gjyqtari i El Clasico, të kishte dhënë një penallti në favor të Barcelonës në aksionin e fundit të pjesës së parë. Ronald Araujo u pengua nga Auerilien Tchouameni, i cili nuk e la të ngrihej dhe të godite me kokë.

Araujo u ankua pas lojës për rastin në fjalë duke thënë se është dashur të ishte penallti.

“Mendova se ishte penallti, do të gjuaja dhe ai më shtyn nga mbrapa, nëse nuk do të më pengonte unë do të shënoja”.

“Ai (Gil Manzano) mund ta shqyrtojë. Është vendimi i tij dhe ne duhet të vazhdojmë, por është e trishtueshme sepse është një faul i qartë”, deklaroi ai.

Lexo po ashtu La Liga ka një mbret të ri, Jude Bellingham vendos El Clasicon me dy gola

Ky ishte rasti më i përfolur në El Clasico në këtë ndeshje. /Telegrafi/