Telegrafi

Momenti mahnitës kur uji përvëlues shndërrohet në një re akulli kur hidhet në ajër në temperatura nën zero

Ky është momenti spektakolar kur uji përvëlues kthehet në një re akulli pasi u hodh në ajër në temperaturë nën zero.

Pamjet e xhiruara në Alberta të Kanadasë, tregojnë një banor që hedh ujin e nxehtë lartë nga tenxherja në një lëvizje rrethore në një përpjekje për të provuar efektin Mpemba më 27 dhjetor.

Uji kthehet menjëherë në një hark akulli mbi kokën e tij, derisa burri shikon me frikë, transmeton Telegrafi.

Pas prekjes së ajrit të ngrirë, uji i vluar shndërrohet në borë dhe bie në tokë.

Efekti Mpemba është teoria shkencore që lëngjet e nxehta mund të ngrijnë më shpejt se lëngjet që janë në fillim të ftohta. /Telegrafi/