Telegrafi

Momenti kur zhytësi ia shpëton jetën peshkaqenit, duke ia hequr shigjetën e hekurt të ngulur në trup (Foto/Video)

Një video e pazakontë është shfaqur në internet, ku një peshkaqen i afrohet zhytësit për t’i “kërkuar” ndihmë që t’ia largojë shigjetën e hekurt që i është ngulur në trup.

Zhytësi Josh Eccles ishte në ujërat e Jupiterit në Florida të Shteteve të Bashkuara së bashku me mikun e tij, fotografin Chris Maddeford, kur një peshkaqen iu afrua, transmeton Telegrafi.

Derisa zhytësi po lundronte me mikun e tij, ai vëren se prapa shpinës po i sillej një peshkaqen i cili dukej se dëshironte diçka nga ai, dhe në momentin që e vërejti shigjetën e hekurt të ngulur në mish, Eccles nuk heziton dhe i afrohet për t’ia larguar.

Ky gjest i tij është përshëndetur nga organizata të shumta për mbrojtjen e kafshëve, derisa peshkaqeni në shenjë “falënderimi” sillet edhe njëherë rreth tij dhe largohet thuajse nuk ka ndodhur asgjë. /Telegrafi/