Telegrafi

Momenti kur Xhensila dhe Besi thonë ‘Dua’, çifti tashmë zyrtarisht të martuar (Video)

Çifti i njohur Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku i kanë dhënë fund beqarisë së tyre sot (e premte) në një ceremoni me plot të ftuar në Tiranë.

Pak momente më parë, janë publikuar pamjet e para të Xhensilës si nuse, dhe Besit si dhëndër gjatë parakalimit në altar, ku dyshja dukeshin më vezullues se asnjëherë.

Lexo po ashtu Publikohen pamjet e para të martesës: Xhensila dhe Besi në altar (Video)

Pamjet e Prive, sjellin edhe momentin kur dyshja pranojnë të jenë së bashku në të mirë e në të keq, duke thënë përfundimisht “Po dua”.

Një detaj shumë i lezetshëm i vërejtur nga ky moment, është pjesa kur Besarti merr pyetjen e celebruesit, ndërsa Xhensila i bën lutjen dhe vërejtjen me gisht.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Jetë të gjatë dhe të lumtur për Xhensilën dhe Besin. /Telegrafi/