Çifti i njohur Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku i kanë dhënë fund beqarisë së tyre sot (e premte) në një ceremoni me plot të ftuar në Tiranë.
Pak momente më parë, janë publikuar pamjet e para të Xhensilës si nuse, dhe Besit si dhëndër gjatë parakalimit në altar, ku dyshja dukeshin më vezullues se asnjëherë.
Pamjet e Prive, sjellin edhe momentin kur dyshja pranojnë të jenë së bashku në të mirë e në të keq, duke thënë përfundimisht “Po dua”.
Një detaj shumë i lezetshëm i vërejtur nga ky moment, është pjesa kur Besarti merr pyetjen e celebruesit, ndërsa Xhensila i bën lutjen dhe vërejtjen me gisht.
Jetë të gjatë dhe të lumtur për Xhensilën dhe Besin. /Telegrafi/