Telegrafi

Momenti kur Washington “e martoi” çiftin në teatrin ku zhvillohej ceremonia e Oscar (Foto/Video)

Një prej momenteve më interesante të mbrëmjes së Oscar ishte befasia që iu bë disa turistëve duke i futur në Dolby Theater, ku zhvillohej drejtpërdrejt ceremonia e Academy Awards.

Atyre iu ishte thënë se do të shikonin një ekspozitë kostumesh, por u përfshinë në ngjarjen më të madhe botërore të filmit, ku ishin të pranishëm të gjithë yjet më të mëdha të ekranit.

Lexo po ashtu Ndarja e çmimeve Oscar, ashtu si ndodhi

Pjesë e grupit ishin edhe një çift që planifikonin të martoheshin, ndërsa idhulli i gruas ishte Denzel Washington.

Ju shpall burrë e grua

Në atë moment, nikoqiri Jimmy Kimmel kërkoi nga aktori që në shpejtësi ta kryente “ceremoninë martesore”.

“Ju shpall burrë dhe grua, mund ta puthni nusen”, u tha Washington, ndërsa Kimmel theksoi se duke qenë se këtë martesë e bëri ikona e filmit, “ajo është krejtësisht legjitime”.

Ndryshe, turistëve iu dha shansi që t’i përshëndesnin yjet e rendit të parë, si Meryl Streep, Emma Stone, Ryan Gosling e Viola Davis.

Madje, Jennifer Aniston ia dhuroi syzet njërës prej tyre. /Telegrafi/