Site icon Telegrafi

Momenti kur vritet gjyqtari që hetonte trafikantët e drogës – në mes të rrugës (Video,+18)

Vicente Antonio Bermudez Zacarias, një gjyqtar që po hetonte disa nga trafikantët më të rrezikshëm të drogës në Meksikë, është vrarë pranë shtëpisë së tij, ndërsa ishte duke bërë vrap.

Ai është qëlluar me pistoletë në kokë. 37-vjeçari vdiq në spital.

Zacarias për momentin po merrej me çështjen e Joaquin Guzman, i njohur si El Chapo, trafikantit më të madh të drogës në botë, që u arrestua disa muaj më parë.

Gjyqtari kishte pezulluar për momentin ekstradimin e El Chapos në SHBA, ndërsa pak kohë më parë kishte aprovuar ekstrdimin në SHBA të Abigail Gonzales Valencia, lider i kartelit ‘Los Cuinis’.

Zacarias është marrë edhe me dosjen e Miguel Angel Trevino Morales, lideri brutal i kartelit ‘Zetas’. /Tema/

Exit mobile version