Telegrafi

Momenti kur vetura shkel protestuesit dhe i tërheq zvarrë nëpër rrugë (Foto/Video, +18)

 

Një ngjarje që po filmohej dhe po transmetohej drejtpërdrejt në Facebook, shfaq momentin kur një veturë që po lëvizte shkel turmën e protestuesve.

Në video shihet vetura e bardhë duke lëvizur në drejtim të një grupi protestuesish, duke i tërhequr zvarrë disa prej tyre nëpër rrugë, në tentim që të ikë nga vendi i ngjarjes, transmeton Telegrafi.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar pesë persona, ku në mesin e tyre është edhe shoferi  i veturës.

Sipas ABC News, shoferi 18-vjeç dhe bashkudhëtari 17 janë marrë në pyetje nga policia, derisa ende nuk raportohet për ndonjë arrestim.

Kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur të hënën mbrëma, kur një grup njerëzish ishin mbledhur në rrugët e qyteti Reno në Nevada të Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=_kB03aqTrrE