Në Birmingham të Anglisë, një fëmijë që po e kalonte rrugën me nënën e saj, ka shpëtuar pa u shtypur nga një veturë që po lëvizte në dritë të kuqe.
Nëna ia ka shtrënguar dorën vajzës dhe i ka kërkuar të ndalojë, sapo e ka parë veturën ngjyrë gri që vinte në drejtim të tyre, transmeton Telegrafi.
Nuk bëhet i ditur identiteti i shoferit të Nissan Micra, që dyshohet se ka vozitur në shpejtësi rreth 70 kilometra në orë.
“Për fat të mirë, nëna ia doli ta ndalojë vajzën e cila po ecte përpara. Përndryshe, pasojat e goditjes, do të ishin fatale për vogëlushen”, ka thënë Stephanie Higgins, e cila e ka xhiruar ngjarjen. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=SjcnyZSKJ_8