Site icon Telegrafi

Momenti kur u ndërpre El Clasico nga topat e hedhur në fushë – regjia i largoi kamerat shkaku i pankartave dhe mesazheve në topa

El Clasico e kësaj mbrëmje mes Barcelonës dhe Real Madridit ka përfunduar pa fitues, me shifrat të bardha 0-0.

Por përveç lojës së bukur dhe të hapur nga të dyja krahët, kjo ndeshje ka dhuruar edhe shumë episode për t’u komentuar nga tifozët.

Gjatë pjesës së dytë, tifozët e Barcelonës kanë hapur pankarta duke e ditur çështjen e ndezur për pavarësinë që kërkon Katalonisë, por asnjë prej tyre nuk është regjistruar nga kamerat në transmetimin e takimit.

Pamje para ndeshjes . (Photo by Eric Alonso/Getty Images)

Gjithashtu nuk u pa as momenti më interesant dhe befasues kur të gjithë tifozët katalanas hodhën topa në fushë dhe ndërprenë për disa minuta ndeshjen.

Pamje kur topat pushtuan fushën . (Photo by Eric Alonso/Getty Images)

Mesazhi në topa ishte: “Spanjë, ulu dhe bisedo”, ndërsa të njëjta ka pasur edhe në formë të pankatave.

Pamje e topave . (Photo by Eric Alonso/Getty Images)

Regjia e kishte gjetur menjëherë zgjidhjen, ku ofronte pamje nga sipër stadiumit, për të mos i bërë këto episode si protagonizëm të takimit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=rp1hBcQNegI&feature=emb_title

Exit mobile version