Boksieri i njohur britanik, Tyson Fury, është zhveshur dhe e ka quajtur vetën trashaluq dhe ka thënë se e urren boksin, në një konferencë për media për rimeçin e tij me Wladimir Klitschkon.
“Urrej çdo sekondë të ushtrimeve. Urrej boksin. E urrej shumë. Urrej të flas para jush. Më mirë do të ishte në shtëpi duke shikuar televizor me fëmijët e mi dhe duke ngrënë çokollatë”.
“E urrej boksin, por jam shumë i mirë në të dhe po marr shumë para. Është lehtë të fitohen para”, ka thënë ai në konferencën për media për rimeçin që zhvillohet më 9 korrik.
Ai më pas ka lavdëruar rivalin e tij duke thënë se ai është sportist dhe bën jetë strikte si atlet. Në këtë moment ai ka hequr bluzën dhe ka pyetur: “A ju duket ky trup i një luftaraku? Sigurisht që jo. Ky e ka mposhtur Wladimirin. Turp të kesh. Një burrë i trashë e ka mposhtur dhe ia mori gjithë titujt”.
https://www.youtube.com/watch?v=IczZpvxCiD4