Telegrafi

Momenti kur trupat speciale amerikane konfirmojnë vdekjen e autorit të krimit në Dallas (Video)

Dy persona kanë vdekur në qytetin amerikan të Dallasit.

Mediat amerikane raportojnë se një punonjës i komunës së qytetit ka qëlluar me armë për vdekje një prej shefave të tij.

Lexo po ashtu Punonjësi vrau shefin, pastaj vetveten në Dallas

Më pas autori i vrasjes, i cili ende nuk është identifikuar, ka kryer vetëvrasje brenda objektit të komunës, transmeton Telegrafi.

Në rrjetet sociale ka filluar të qarkulloj një audio-xhirim teksa dëgjohen trupat speciale amerikane, SWAAT të konfirmojnë vdekjen e autorit të të shtënave me armë.

Ende nuk dihen motivet e vrasjes në Dallas, por deri më tani raportohet se kanë vdekur dhe asnjë të lënduar. /Telegrafi/