Telegrafi

Momenti kur treni që lëvizte me shpejtësi godet autobusin në Goteborg

Një tren ka dalë nga binarët në Suedi, pasi u përplas me një autobus në afërsi të qytetit të Goteborgut.

Aksidenti ka ndodhur në ora 7:39 në një vendkalim të veturave, mes fshatrave Lillhagen dhe Gunnerstorp, transmeton Telegrafi.

Për çudi askush nuk është lënduar rëndë, pavarësisht se përplasja ishte aq e fuqishme, sa që treni doli nga binari e autobusi u dëmtua dhe u tërhoq zvarrë.

“Tre persona kanë kërkuar ndihmë në spital pas disa lëndimeve të lehta”, thuhet në kumtesën e policisë suedeze.

Rreth 50 persona ishin brenda trenit, derisa shoferi i autobusit nuk e kishte as edhe një pasagjer kur ndodhi përplasja.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq autobusin e ndalur – që me sa duket kishte ngecur në binarë dhe autobusi që ishte duke lëvizur me shpejtësi të madhe – kur e godet. /Telegrafi/