Barcelona ka luajtur ndaj Dinamo Kievit të mërkurën në mbrëmje ku fitoi me rezultat 2-1 në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Fitorja e katalunasve pritej në këtë ndeshje, por edhe ukrainasit zhvilluan një ndeshje mjaftë të mirë.
E veçanta e ka kësaj ndeshje ka ndodhur në fund, kur Mircea Lucescu, trajneri i Dinamos, nuk ka hezituar dhe i ka kërkuar fanellën yllit të Barcelonës, Leo Messi.
Ky i fundit nuk ka pranuar që t’ia dhurojë aty për aty, pasi rregullat prej pandemisë nuk e lejojnë shkëmbimin e fanellave dhe në rast se Messi do e bënte atë veprim, do të rrezikonte një dënim nga UEFA.
Kështu argjentinasi ka refuzuar në atë moment dhe i ka premtuar trajnerit rumun se mund ta marr në dhomat e zhveshjes.
Mircea Lucescu – @dynamokyiven manager asking for Leo’s shirt. 🙏🏼 pic.twitter.com/kfsxbuZCLu
— #MessiFC 🇵🇸 (@MessiFalse9) November 5, 2020
Kamerat kanë kapur këtë moment dhe refuzimi i Messit ka ardhur me arsye dhe kjo është mirëkuptuar nga të gjithë. /Telegrafi/