Disa pamje të kamerave të vëzhgimit tregojnë një tornado që goditi një bankë në Mayfield, Kentucky fundjavën e kaluar, kur ato bënë kërdi dhe vranë të paktën 93 njerëz në pesë shtete.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dega e Bankës FNB në Mayfield – i njëjti qytet i Kentakit perëndimor ku tetë njerëz vdiqën në një fabrikë qirinjsh më 10 dhjetor – u shkatërrua nga një tornado në të njëjtën natë.
Dhe pamjet nga brenda bankës tregojnë pemët e Krishtlindjeve dhe posterat që dridheshin nga era ndërsa tornado afrohej.
Ndërkohë dritat fiken përpara se tornado të shpërthejë nëpër holl, duke “shpërthyer” dyert e xhamit dhe duke e bërë një pemë të Krishtlindjes të fluturojë.
Për fat të mirë asnjë klient apo punonjës nuk ishte brenda bankës kur tornado goditi në orën 21:28.
Një zëdhënëse e bankës tha se asnjë kasafortë apo kuti depozitash nuk u rrezikuan, gjithashtu.
Tornadot e 10 dhjetorit vranë të paktën 93 njerëz në pesë shtete, duke përfshirë 78 në Kentaki, sipas ABC News. Gjashtë u vranë në Illinois, pesë në Tenesi, dy në Arkansas dhe dy në Misuri.
Brook Wiles, një përfaqësuese e FNB Bank, tha se kompania vendosi të publikojë videon sepse ‘njerëzit duhet të shohin se sa shkatërrues ishte dhe sa shpejt shkatërroi qytetin tonë’.
Ajo i tha Fox Weather se zyra e saj ishte goditur “shumë rëndë”.
“Unë kisha një printer me ngjyra që ishte në zyrën time – ndoshta dikush diku do ta gjejë atë një ditë sepse nuk është askund në bankë tani. Ne shpëtuam atë që mundëm”, tha Wiles. /Telegrafi/