Telegrafi

Momenti kur tajlandezi arriti të shmangte përplasjen nga një veturë që po vinte drejt tij

28-vjeçari Phatchai Wuttisan dhe gruaja e tij parkuan para një dyqani në Tajlandë.

Gruaja shkoi në dyqan, dhe Phatchai qëndroi prapa.

Vetëm disa momente pas parkimit, vetura u përplas me një tjetër dhe të dyja goditën me shpejtësi të madhe dyqanin.

Është e mahnitshme që Phatchai arriti të shmangte një përplasje të tillë.

Ai thotë se ka dëgjuar tingullin e frenimit, kështu që ishte në gjendje të reagonte shpejt. /Telegrafi/