28-vjeçari Phatchai Wuttisan dhe gruaja e tij parkuan para një dyqani në Tajlandë.
Gruaja shkoi në dyqan, dhe Phatchai qëndroi prapa.
Vetëm disa momente pas parkimit, vetura u përplas me një tjetër dhe të dyja goditën me shpejtësi të madhe dyqanin.
Është e mahnitshme që Phatchai arriti të shmangte një përplasje të tillë.
Ai thotë se ka dëgjuar tingullin e frenimit, kështu që ishte në gjendje të reagonte shpejt. /Telegrafi/