Telegrafi

Momenti kur shoferi i veturës i shpëton vdekjes në Britani, rimorkioja e kamionit për pak sa nuk përfundon mbi të

Ky është momenti rrëqethës kur shoferi i një kamioni për pak sa nuk e shtyp një veturë në lëvizje – duke bërë që rimorkioja e kamionit të përfundon mbi mjetin motorik.

Danny Walsh, 53-vjeç dhe Rick Webster, 49, po udhëtonin në autostradën M62 në afërsi të Bradfordit të West Yorkshire, Anglisë, kur një kamion filloi të ndërrojë korsitë në mënyrë të pakontrolluar, transmeton Telegrafi.

Dyshja fillojnë të frikësohen se do ta pësojnë me jetë, kur kamioni ndërroi korsinë pa sinjalizuar se po e bën një gjë të tillë.

E si pasojë e ndërrimit të hovshëm të korsisë, rimorkioja e kamionit për pak sa nuk përfundon në mjetin e dyshes.

Është interesant se në momentet e fundit ata frenojnë dhe i shpëtojnë më të keqes. E gjithçka që ndodhi e filmuan me kamerën që e kishin të vendosur në pasqyrë.

Megjithatë nga vozitja e pakontrolluar, kamioni përplaset në muret mbrojtëse, të cilat po të thyheshin do të kishte pasoja fatale për shoferët e veturave që lëviznin nga kahja e kundërt. /Telegrafi/