Site icon Telegrafi

Momenti kur shoferi humb kontrollin dhe përfundon në trotuar, duke shkelur dhjetëra qytetarë (Video, +18)

Katër persona kanë mbetur të lënduar, kur shoferi i një veture humbi kontrollin mbi timonin dhe përfundoi në trotuar duke shkelur këmbësorët që po shëtisnin në orët e vona në qytetin anglez Lester.

Një video e filmuar nga kamerat e sigurisë, shfaqin momentin kur një veturë e markës “Hyundai” shkelë gjithçka që i del përpara në trotuarin e rrugës Humberstone Gate, transmeton Telegrafi.

Dëshmitarët pretendojnë se si një i ri kishte fluturuar rreth tri metra në ajër nga goditja e fort e veturës, derisa të tjerët iknin dhe gjuanin gjësendet e tyre që i kishin në dorë, duke shpresuar se do t’i shpëtojnë përplasjes së veturës.

Sipas policisë së Lester, shoferi i veturës ishte një 20-vjeçar i cili është arrestuar menjëherë nga policia. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=kK9WejL19S0

 

 

Exit mobile version