Site icon Telegrafi

Momenti kur rrota ‘shkëputet’ nga aeroplani që sapo ishte larguar nga aeroporti i San Franciskos – shihni se çfarë u bëri makinave poshtë

Një rrotë është “shkëputur” nga aeroplani i United Airlines menjëherë pas ngritjes në San Francisko dhe shtypi makinat e parkuara poshtë teksa ra në tokë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një aeroplan i cili u largua nga aeroporti i San Franciskos në rrugën e tij për në Osaka në Japoni.

Lexo po ashtu Pamje të frikshme: Momenti kur motori i një aeroplani me pasagjerë “shpërtheu në flakë” në ajër - pastaj bëri ulje emergjente

Pas kësaj, aeroplani me 235 pasagjerë dhe 14 anëtarë të ekuipazhit thuhet se u devijua drejt aeroportit të Los Anxhelosit pasi u njoftua për dështimin e mjeteve të uljes në orën 11:35 të së enjtes.

Në këtë incident, disa automjete në parkingun e makinave të punonjësve u dëmtuan rëndë nga rrota që ra, e cila gjithashtu shkatërroi një gardh.

Për fat të mirë, aeroplani u ul i sigurt në LAX rreth orës 13:20 pa asnjë incident të mëtejshëm dhe asnjë lëndim të raportuar në tokë. /Telegrafi/

Exit mobile version