Telegrafi

Momenti kur Ronaldo i jep shikim vrasës Salahut para daljes në fushë

Momentet më tensionuese, ku emocionet prekin pikën maksimale janë ato teksa lojtarët gjenden afër njëri-tjetrit në tunelin e stadiumit para ndeshjes.

Këtë e tregon më së miri kur dyshja më në formë aktualisht, Cristiano Ronaldo dhe Mohames Salah ishin afër njëri-tjetrit para daljes në fushën e stadiumit të finales në Kiev.

Portugezi për disa sekonda i dha një shikim shumë të ashpër Salahut, të shoqëruar me një mimikë fytyre mjaft nervoze.

Por, egjiptiani nuk e ktheu kokën dhe e gjitha kjo kaloi pa ndonjë kontakt çfarëdo qoftë mes tyre.

Tani nuk dihet nëse paraprakisht ka pasur dicka mes tyre, apo thjesht CR7 dëshironte ta vinte në preson yllin e Liverpoolit.

Gjithsesi dyshja u përshëndetën në fushë para fillimit të ndeshjes ashtu siç e do tradita.

Vlen të theksohet se Ronaldo para ndeshjes kishte thënë se krahasimet e tij me Salah janë të pakuptimta. /Telegrafi/