Telegrafi

Momenti kur Ronaldo humbi qetësinë dhe goditi me bërryl mbrojtësin e Torinos

Cristiano Ronaldo ka bërë një veprim aspak të hijshëm në fitoren 1-0 të Juventusit ndaj rivalit lokal Torinos.

Zonja e Vjetër e fitoi derbin lokal, mirëpo ylli portugez kishte një moment të sikletshëm në minutën e 65-të.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë goditi me bërryl në gjoks mbrojtësin e Torinos, Armando Izzon, mirëpo gjyqtari i takimit nuk e kishte të qartë situatën.

Ronaldo arriti të kalonte pa kartonë të verdhë shkaku i këtij veprimi, pasi gjyqtari nuk u konsultua me VAR-in dhe situata kaloi në qetësi. /Telegrafi/