Telegrafi

Momenti kur Ronaldo e shtyu gjyqtarin, pasi e përjashtoi me karton të kuq (Video)

​Cristiano Ronaldo ishte sërish protagonist në ndeshjen e Superkupës së Spanjës ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit.

Superylli portugez e riktheu epërsinë e Los Blancos me një gol të bukur, pasi paraprakisht Lionel Messi e kishte barazuar rezultatin nga penaltia.

Lexo po ashtu Reali fiton në kështjellën e Barcës, vë njërën dorë mbi trofeun e Superkupës (Video)

Mirëpo, në festën e golit, ai e hoqi fanellën për çka u ndëshkua me karton të verdhë.

Ndërkaq, në një aksion drejt golit, CR7 u rrëzua në zonë dhe arbitri e ndëshkoi me një tjetër karton të verdhë për simulim.

Në këtë mënyrë, ai u përjashtua nga loja dhe nuk do të mund të luajë në ndeshjen kthyese në Camp Nou.

Kjo gjë nuk i pëlqeu Ronaldos, i cili iu afrua nga prapa gjyqtarit dhe e shtiu. Nuk dihet nëse e bëri këtë për t’i tregua se çfarë ndodhi kur u rrëzua apo thjesht ishte një shprehje e pakënaqësisë për vendimin. /Telegrafi/