Cristiano Ronaldo ishte sërish protagonist në ndeshjen e Superkupës së Spanjës ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit.
Superylli portugez e riktheu epërsinë e Los Blancos me një gol të bukur, pasi paraprakisht Lionel Messi e kishte barazuar rezultatin nga penaltia.
Mirëpo, në festën e golit, ai e hoqi fanellën për çka u ndëshkua me karton të verdhë.
Ndërkaq, në një aksion drejt golit, CR7 u rrëzua në zonë dhe arbitri e ndëshkoi me një tjetër karton të verdhë për simulim.
Në këtë mënyrë, ai u përjashtua nga loja dhe nuk do të mund të luajë në ndeshjen kthyese në Camp Nou.
Kjo gjë nuk i pëlqeu Ronaldos, i cili iu afrua nga prapa gjyqtarit dhe e shtiu. Nuk dihet nëse e bëri këtë për t’i tregua se çfarë ndodhi kur u rrëzua apo thjesht ishte një shprehje e pakënaqësisë për vendimin. /Telegrafi/
https://youtu.be/ZkHe8Vx3eEA