Telegrafi

Momenti kur Ronaldo e goditi aksidentalisht djalin e tij me kupë në fytyrë

Cristiano Ronaldo e ka goditur aksidentalisht me kupë në fytyrë djalin e tij, Cristiano Ronaldo Jr.   

Juventusi ka barazuar në shtëpi 1-1 me Atalantan në kuadër të javës së 37-të të Serie A në një ndeshje revyale për Bianconerët.

Pas përfundimit të ndeshjes, Zonja e Vjetër ka pranuar trofeun e kampionit për sezonin 2018/19.

Lexo po ashtu Ronaldo shpallet lojtari i vitit në Serie A

Drejtuesit e Federatës Italiane të Futbollit i ndanë pas ndeshjes medaljet dhe kupën për futbollistët e Juventusit.

E gjithë vëmendja ishte te ylli portugez, Ronaldo, i cili e fitoi titullin e Serie A në sezonin e tij të parë në Itali.

Megjithatë, portugezi, i cili njihet për kontrollin e tij të madh në fushë nuk u e tregoi këtë veti edhe pas ndarjes së çmimeve.

Lexo po ashtu I gjithë stadiumi i Juves iu bashkua Ronaldos në thirrjen e tij të njohur "SI" gjatë festës

Ronaldo pati një moment sa komik aq edhe të dhimbshëm me birin e tij, Cristiano Ronaldo Jr.

Gjatë momentit të fotografive, portugezi e goditi me kupë në fytyrë djalin e tij, i cili pas dhimbjeve u ngushëllua nga nëna e portugezit. /Telegrafi/