Roja i sigurisë së Dua Lipës është në qendër të vëmendjes pasi u konfrontua me një fanse, ku si pasojë ia gjuajti edhe telefonin.
Këngëtarja e “Houdini” ishte në Paris këtë javë me të dashurin e saj, aktorin 34-vjeçar, Callum Turner, me dyshen e dashur që po dilnin nga një makinë.
Pikërisht në këtë moment një fanse iu afrua me nxitim teksa mbante telefonin e saj.
Megjithatë, përpara se ajo të ishte në gjendje të afrohej shumë me Duan, roja e sigurisë së yllit të popit e shtyu fansen duke i rrëzuar telefonin e gruas nga dora.
Teksa momenti u kap në kamera, shumica e fansave kanë kërkuar mbrojtësin e Duas, por disa kanë sugjeruar se veprimet e tij ishin shumë të forta.
Dua dhe Callum janë në lidhje që nga fillimi i janarit, pasi ajo u pa duke e mbështetur atë në premierën pas festës për serialin e tij “Masters of the Air”.
Ata gjithashtu u panë bashkë muajin e kaluar, duke marrë pjesë dorë për dore në ceremoninë e 66-të të festës së ‘Grammy’. /Telegrafi/