Telegrafi

Momenti kur Robin Krasniqi nokautoi Boeselin

Haxhi ‘Robin’ Krasniqi  ka arritur ta mposht me nokaut pas vetëm tre raundesh boksierin Dominic Boesel për titullin e botës në IBO dhe WBA.

Mbrëmja e së shtunës ishte e madhe për shqiptarët, pasi tashmë kemi një boksier kampion bote.

Bëhet fjalë për Robin Krasniqin, i cili ishte i pamëshirshëm ndaj kundërshtarit të tij, Boesel, në meçin e zhvilluar bë GETEC Arena në Magdeburg të Gjermanisë.

Lexo po ashtu Robin Krasniqi kampion i botës në IBO dhe WBA, mposht me nokaut pas tre raundesh gjermanin Boesel

Krasniqi arriti të bëhet kampion i përkohshëm bote në peshat gjysmë të rënda, pas fitores së madhe ndaj Boesel pas vetëm tre raundesh.

Raundi i tretë ishte fatal për Boesel, i cili nuk arriti assesi t’i bëjë ballë goditjeve të forta të Krasniqit.

Më poshtë keni momentin vendimtar, kur djaloshi nga Juniku nokautin kundërshtarin e tij dhe shpallet kampion bote. /Telegrafi/