Haxhi ‘Robin’ Krasniqi ka arritur ta mposht me nokaut pas vetëm tre raundesh boksierin Dominic Boesel për titullin e botës në IBO dhe WBA.
Mbrëmja e së shtunës ishte e madhe për shqiptarët, pasi tashmë kemi një boksier kampion bote.
Bëhet fjalë për Robin Krasniqin, i cili ishte i pamëshirshëm ndaj kundërshtarit të tij, Boesel, në meçin e zhvilluar bë GETEC Arena në Magdeburg të Gjermanisë.
Krasniqi arriti të bëhet kampion i përkohshëm bote në peshat gjysmë të rënda, pas fitores së madhe ndaj Boesel pas vetëm tre raundesh.
Raundi i tretë ishte fatal për Boesel, i cili nuk arriti assesi t’i bëjë ballë goditjeve të forta të Krasniqit.
Më poshtë keni momentin vendimtar, kur djaloshi nga Juniku nokautin kundërshtarin e tij dhe shpallet kampion bote. /Telegrafi/
https://twitter.com/arniisii/status/1315052144031133697
https://twitter.com/KosovanF/status/1315052243176095744