Site icon Telegrafi

Momenti kur Roberti braktisi live “Dance with me” (Video)

Edhe nata e shtatë e spektaklit “Dance with me” solli shumë të papritura.

Vec kërcimeve e humorit ai që befasoi më së shumti ishte anëtari i jurisë Robert Alija, trasnmeton Telegrafi.

Pas kërcimit të Cekes dhe Markelës, të cilit prej javësh janë kritikuar nga Roberti, ky i fundit vendosi të largohet nga spektakli për ta shikuar spektaklin nga publiku.

“Unë largohem, mjaft më me këtë estradë”, tha ai duke u larguar nga skena.

Reagimi i këngëtarit erdhi pas një loje artistike që Cekja dhe Markela performuan në skenë. Performancë kjo që jo vetëm nuk i ka pëlqyer anëtarit më të ashpër të jurisë, por as disa minuta më vonë batutat e dy aktorëve të humorit.

“Ne jemi këtu për të kërcyer, jo për të bërë estradë”, – tha Berti. Pasi u largua nga paneli i jurisë, ai refuzoi të rikthehej dhe vendosi ta shihte pjesën e spektaklit nga ekrani, si publik. /Telegrafi/

Exit mobile version