Telegrafi

Momenti kur i riu në Rashincë të Shtimes “e kalli lojën” duke e goditur me top trafon, ku pastaj reflektorët morën flakë

Gjatë një ndeshje futbolli në një fushë të vogël në Rashincë të Shtimes, ka ndodhur diçka e pazakontë – e kjo nuk do të besohej pot ë shpjegohej po të mos ishte filmuar me telefon të mençur për ta dokumentuar.

Dukej si një lojë e zakonshme, derisa njëri prej futbollistëve goditi me tërë forcën topin – duke menduar se do të shënojë gol, por doli diçka krejt tjetër, transmeton Telegrafi.

Topi përfundoi jashtë fushës së futbollit – madje kaloi rrethojat e metalta duke përfunduar në trafon që shkaktoi një shpërthim të fuqishëm, e reflektorët që ndriçonin fushën për një moment morë flakë.

Në shikim të parë dukej kishte humbur shansin për gol, por pas shpërthimit të trafos u “konstatua se ai kalli lojën” me gjuajtjen e tij të fuqishme.

Pamjet e këtij momenti janë shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, dhe tani është bërë temë diskutimi kjo goditje që i la në terr futbollistët. /Telegrafi/