Telegrafi

Momenti kur Rio pushtohet nga tingujt e himnit të Kosovës (Foto/Video)

Majlinda Kelmendi tashmë është kampione olimpike për xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Asaj i është ndarë edhe medalja e artë dhe me këtë rast është intonuar edhe himni i Kosovës.

Kjo ishte medalja e parë olimpike për shtetin e Kosovës. /Telegrafi/