Ratko Mladiq është dënuar nga Tribunali për krime të luftës i Kombeve të Bashkuara, me burgim të përjetshëm.
Ish-komandanti i forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mladiq mbahet përgjegjës për ekzekutimin e 8 mijë burrave myslimanë në korrik të vitit 1995, që njihet si mizoria më e madhe e kryer në Evropë pas Holokaustit.
Dhe derisa po mbahej seanca ku pritej të lexohej verdikti, përcjell Telegrafi, Mladiq është përjashtuar nga seanca.
Siç edhe u raportua, ai u përjashtua për shkak të sjelljeve që pengonin rrjedhjen normale të procesit gjyqësor.
Më parë mbrojtja e Mladiqit kishte kërkuar ndërprerjen e procesit për shkak të gjendjes shëndetësore. /Telegrafi/
“Mr Mladic, please sit down”
Ratko Mladic is removed from war crimes tribunal court after shouting pic.twitter.com/JVgEYxOrRR
— Sky News (@SkyNews) November 22, 2017