Telegrafi

Momenti kur Rashford fitoi duelin ndaj Van Dijkut të cilin e bëri të zvarritej

Manchester United he Liverpooli i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së nëntë në Ligën Premier, pasi ndeshja përfundoi 1-1.

Djajtë e Kuq fillimisht kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Marcus Rashford në minutën e 36’-të derisa The Reds e barazuan rezultatin me anë të Adam Lallanas (85’).

Por, sulmuesi anglez kishte një duel në pjesën e parë me Virgil Van Dijkun që e detyroi të shkonte zvarrë.

Rashford e fitoi duelin me mbrojtësin më të mirë aktualisht në botë, duke e bërë të dukej si një lojtar jo i fuqishëm fizikisht. /Telegrafi/