Telegrafi

Momenti kur raketa Starship shpërthen disa minuta pas lansimit në orbitë

SpaceX sot kreu një fluturim testues të raketës së saj më të fuqishme, Starship, megjithatë kjo raketë shpërtheu disa minuta pas lansimit.

CEO i kompanisë SpaceX, Elon Musk, ka deklaruar se testimi i radhës, do të bëhet pas disa muajsh, transmeton Telegrafi.

Siç raportohet, përforcuesi i raketës shpërtheu disa minuta kur raketa hyri në orbitën e Tokës.

Megjithatë, ekspertët atje e quajnë këtë testim si fillim të mirë.

Përforcuesi siç quhet ndryshe Super Heavy duhej të kthehej sërish në pikën e lansimit.

Në videon e mëposhtme është momenti kur raketa Starship shpërthen në hapësirë.