Telegrafi

Momenti kur raketa izraelite godet një ndërtesë në Rripin e Gazës

Në rrjetet sociale është shfaqur një video, që pretendohet se shfaq momentin kur raketa izraelite godet një ndërtesë në Rripin e Gazës.

Gjykuar nga pamjet, raketa është lansuar nga një aeroplan i ushtrisë izraelite, kurse në video mund të shihen pasojat e goditjes së objektit më të raketë, transmeton Telegrafi.

Ndryshe Izraeli ka filluar sulmet ajrore por edhe nga toka në Rripin e Gazës, pas skadimit të marrëveshjes së armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit.

Numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës ka shkuar në mbi 15.500 nga fillimi i sulmit të 7 tetorit të Hamasit mbi territorin e Izraelit, ka njoftuar ministria palestineze e Shëndetësisë.

Në anën tjetër gjatë armëpushimit njëjavor, izraelitët dhe Hamasi kanë shkëmbyer pengjet me të burgosurit palestinezë që mbaheshin në burgjet e Izraelit. /Telegrafi/