Site icon Telegrafi

Momenti kur qytetarët ikin nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri  janë dëgjuar sot rreth orës 15:00 në Prishtinë në lagjen Dardania.

Lexuesit e Telegrafit kanë dërguar video ku shihen qytetarët të frikësuar duke ikur nga vendi i ngjarjes.

Lajmin për të shtëna me armë zjarri e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Kosovës, Flora Ahmeti.

“Kemi pranuar disa informacione se ka të shtëna me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku, dhe a ka persona të lënduar”, tha ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version