Telegrafi

Momenti kur tifozi që kishte të shkruar ‘Putin’ në shpinë, zbarkon në fushë pas ndeshjes Real-United (Foto)

Shkupi ishte epiqendra e futbollit evropian të martën në mbrëmje, pasi në stadiumin Telekom Arena, luajtën dy gjigantët e Evropës, Real Madrid dhe Manchester United. 

Pjesë e këtyre dy skuadrave janë një numër i madh u yjeve të futbollit evropian, të cilët kishin bërë që shumë tifozë të kërkojnë të ju afrohen atyre dhe të bëjnë të paktën një foto.

Edhe përkundër organizimit shumë të mirë, pas fërshëllimës së fundit të gjyqtarit kryesor, një tifoz arriti që të iu ik personave të rendit dhe të futet brenda në fushë, shkruan Infosport.

Putini në fushë (Foto: ekipa.mk)

Megjithatë ajo që bëri bujë më shumë ishte mbishkrimi që mbante në shpinën e tij.

Ai e kishte shkruar numrin 7 dhe mbishkrimin Putin. Djaloshi i ri u kap shumë shpejtë nga personat e sigurimit.