Site icon Telegrafi

Momenti kur Putini njoftoi kandidaturën për President në zgjedhjet e ardhshme në Rusi

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se do të kandidojë sërish për president në zgjedhjet e vitit 2024.

Ndonëse Kremlini insistoi se njoftimi që bëri Putin ishte spontan, mendohet se vendimi i tij ishte planifikuar, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Putin konfirmon se do të rikandidojë për president të Rusisë

Tani, në media është publikuar një video që tregonte momentin kur presidenti rus njoftoi rikandidimin e tij për zgjedhjet e ardhshme në Rusi.

“Nuk mund ta fsheh se kam pasur mendim ndryshe, në kohë të ndryshme, por është tani koha të marrë një vendim. Unë do të kandidoj për postin e Presidentit të Federatës Ruse”, i tha Putin një koloneli, i cili i bëri thirrje për të kandiduar.

Presidenti aktual pritet ta mbetet në pushtet deri në vitin 2030, raportojnë mediat ruse.

Putini ka shërbyer si president më gjatë se çdo udhëheqës tjetër i Rusisë që nga Josef Stalini, duke kaluar madje periudhën 18-vjeçare të Leonid Brezhnev. /Telegrafi/

Exit mobile version