Një predikues Islamik është arrestuar në Birmingham, pasi akuzohet se kërcënoi një grua, pasi ajo kishte veshur pantallona tepër të ngushta.
Megjithatë, në një video të publikuar, predikuesi 31-vjeç shfaqet duke i bërtitur një oficeri policie, e duke thënë se ishte gruaja ajo që e kërcënoi e para.
Krissoni Henderson, i cili sipas autoriteteve është i papunë, predikon në rrugët e Birmighamm, shihet teksa e akuzon oficerin e policisë, ndërsa ngurron edhe ta ofendojë, transmeton tema.
Nga ana tjetër, punonjësi i policisë duket tepër i qetë dhe i sjellshëm me Henderson, duke kërkuar të ruajë qetësinë.
https://www.youtube.com/watch?v=ESv87rQ_omg