Telegrafi

Momenti kur Policia rrethoi shtëpinë e Sokol Halilit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se pas një pune intensive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e Sokol Halilit dhe i njëjti përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi ka vrarë veten.

Sveçla në një postim në Facebook shkruan se Policia e Kosovës si dhe Inspektorati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatzënë dhe vetëvrasjes së dorasi.

Më poshtë mund ta shikoni videon kur Policia rrethon shtëpinë e Sokol Halilit, të dyshuarit për vrasjen e gruas shtatzënë.

Video: RTV21