Telegrafi

Momenti kur policia e Kosovës kthen mbrapa Crvena Zvezdan

Policia e Kosovës nuk ka lejuar futjen e klubit serb, Crvena Zvezda, në territorin e Kosovës.

Crvena Zvezda ishte nisur në drejtim të Kosovës për të tentuar hyrjen brenda territorit tonë për të zhvilluar ndeshjen ndaj klubit ilegal serb, Trepça, në Zveçan.

Megjithatë, Policia e Kosovës e ka ndalur ekspeditën e tyre në kufirin e Kosovës me Serbinë, në Jarinje, për t’i kthyer mbrapa nga kanë ardhur.

Është vet faqja e klubi serb e cila ka publikuar video në faqet e tyre zyrtare në rrjetet sociale.

Aty shihet autobusi i klubit teksa kthehet mbrapa në kufi, për t’u kthyer nga kanë ardhur.

Mos-lejimi i futjes së Crvena Zvezdas në Kosovës ka bërë që përfaqësuesit e të dy klubeve të reagojnë me indinjatë. /Telegrafi/