Telegrafi

Momenti kur policia amerikane arreston burrin që vrau pesë persona në “Capital Gazette” (Video)

Një video amatore që po qarkullon në internet, shfaq momentin kur policia amerikane në Annapolis të SHBA-ve, arrestojnë autorin e masakrës në gazetën “Capital Gazette”, që la të vdekur 5 persona dhe plagosi disa tjerë.

Videoja besohet të jetë filmuar nga një dëshmitar që rastisi të jetë afër vendit ku është krimi, dhe ku shihet se si prangosur në policia shoqërohet për në veturën e policisë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Zbulohet identiteti i autorit të masakrës në Maryland, si dhe motivet që e detyruan të ndërmerr veprimin (Foto/Video)

Autori i masakrës në Maryland është i identifikuar si Jarrod Ramos, 38-vjeç, i cili vite me parë kishte pasur probleme me gazetarët dhe menaxhmentin e gazetës.

Madje ai kishte pretenduar se ata kanë shkruar një artikull për të, ku një grua kishte treguar se si është keqtrajtuar nga ai. Dhe duket se kjo nuk i kishte pëlqyer fare atij, pasi menjëherë kishte filluar t’i ngacmoj në rrjetet sociale gazetarët e kësaj të përditshme. /Telegrafi/