Telegrafi

Momenti kur peshkaqeni hidhet në drejtim të fotografit – dhe ai vazhdon të bëjë fotografi (Foto)

Një fotograf iu afrua në një distancë shumë të afërt një peshkaqeni prej rreth 1,5 metrash, ndërsa e mbante kamerën e tij të varur mbi një kafaz peshkaqenësh në Australinë jugore.

Dhe këtë moment, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, e ka kapur Luke Thom, 26 vjeç, me kamerën e tij, jashtë brigjeve të ishujve të Neptunit.

Siç thuhet tutje, pamjet mahnitëse tregojnë momentin kur peshkaqeni u gjend shumë afër dorës së tij, derisa fotografi përpiqej të merrte fotografinë më të mirë.

Gjithashtu, pamje të tjera thuhet se tregojnë momentin kur peshkaqeni tregon dhëmbët, ndërsa kafshon në qoshen e një kafazi metalik.

“Është si të shohësh një ngjarje përmes fotografive. Ju mund të shikoni fotografitë dhe të imagjinoni se çfarë po ndodhte”, ka thënë Luke Tom. /Telegrafi/