Site icon Telegrafi

Momenti kur pesë lojtarë të Elches nuk mund ta ndalonin Messin të shënonte

Lionel Messi ishte i papërmbajtshëm në fitoren 3-0 të Barcelonës ndaj Elches në kuadër të ndeshjes së mbetur të javës së parë në La Liga.

Barcelona triumfoi me lehtësi në Camp Nou ndaj Elches me rezultat të pastër 3-0, falë dy golave të Messit (48’, 69’) dhe një goli nga Jordi Alba (73’).

Megjithatë, paraqitja brilante e kapitenit argjentinas, Messi, ka ‘pushtuar’ mediat sociale.

Lexo po ashtu Barcelona 3-0 Elche, notat e lojtarëve – Messi më i miri

Goli i dytë personal i Messit po vlerësohet lartë nga tifozët, pasi sulmuesi përfundoi aksionin në një mënyrë mahnitëse kundër Elches.

Pas një veprimi të mirë të holandezit Frenkie de Jong, Messi mori një ku mashtroi Gonzalon me një goditje të rreme para se Raul Guti të përpiqej të kapte topin nga kapiteni i Barcelonës, por që edhe ai doli huq.

Lexo po ashtu Reagimi plot befasi i portierit të Elches kur Lionel Messi ia kërkoi fanellën e tij pasi që argjentinasi ia dhuroi të vetën

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë arriti ta qoi topin pas shpinës së Edgar Badia, i cili ishte i pafuqishëm për ta ndalur goditjen e Messit.

Messi ka shënuar shkuar në 18 gola në La Liga këtë sezon, duke e vendosur veten me dy gola përpara ish-bashkëlojtarit të tij te Barcelona, Luis Suarez. /Telegrafi/

Exit mobile version