Paulo Dybala i ka propozuar së fundmi partneres së tij, Oriana Sabatini, në një mënyrë romantike.
Në video shihet momenti kur ylli i Romës ra në gjunjë për t’ia bërë pyetjen të dashurës së tij prej shumë kohësh.
Duke qëndruar në një pamje të bukur në Romë, 29 vjeçari papritmas nxori unazën dhe i kërkoi Orianas të martohej me të.
Ajo fillimisht mbeti e habitur, tha ‘PO’ e nuk mundi të ndalonte buzëqeshjen, ndonëse u hodh menjëherë në krahët e argjentinasit.
Por ishte miku i Dybalas, Morata, ai që tërhoqi vëmendjen e shumicës me mënyrën se si reagoi rreth këtij propozimi.
Sulmuesi i Atletico Madrid filloi të duartrokiste dhe të brohoriste në momentin e propozimit.
Dhe ai ka bërë shaka në Instagramin e tij pas ngjarjes se mund të ketë qenë paksa i emocionuar në fejesën e dyshes.
@paulodybala Para siempre ? @Oriana Sabatini #fyp ♬ original sound – Paulo Dybala