Telegrafi

Momenti kur njësitet speciale të ushtrisë izraelite shpëtojnë dy pengje në Rafah në jug të Gazës

Ushtria izraelite e njohur si IDF, ka publikuar videon e re të operacionit të shpëtimit të dy pengjeve në Rafah në jug të Gazës.

Pamjet shfaq pjesëtarët e njësive elitare që përfshihen në luftime të ashpra, dhe arrijnë të shpëtojnë Fernando Simon Marman dhe Norberto Louis Har, transmeton Telegrafi.

Ishin pjesëtarët e njësisë Shayetet që intervenuan për të shpëtuar pengjet që po mbaheshin në gazë.

Në video shihen mjetet e blinduara si dhe helikopterët, që u përdorën për transportimin e tyre për në zonën më të sigurtë.

Aty madje theksohet se gjendja e tyre shëndetësore nuk është e keqe, dhe se duhet larguar me shpejtësi nga Gaza nga frika se mund të sulmohen sërish. /Telegrafi/