Telegrafi

Momenti kur një person i infektuar me coronavirus zbritet nga aeroplani

Pasagjerët e linjës ajrore, “Ryanair”, të cilët fluronin nga Londra e Britanisë së Madhe drejt Pisas së Italisë, kuptuan se diçka nuk është në rregull në kabinën e aeroplanit.

Në fakt, personat për shuarjen e zjarrit shkuan në fund të aeroplanit dhe veshën rrobat për materiale të rrezikshme, raporton BBC.

Menjëherë pas kësaj, dy njerëz u larguan nga fluturimi – njëri kishte marrë një tekst mesazh, ku konfirmohej se ishte infektuar me coronavirus, transmeton Telegrafi.

Linja ajrore konfirmoi se burri dhe shoqëruesi i tij, kishin qenë në bord për më pak se 10 minuta dhe ekzistonte “rreziku i transmetimit të coronavirusit te pasagjerët ose anëtarët e ekuipazhit, të cilët gjatë gjithë kohë kishin të vendosur maska në fytyrë”.

Para vazhdimit të fluturimit me një vonese prej 80 minutave i gjithë ambienti i brendshëm i aeroplanit u dezinfektua.

Ndryshe, shumë fluturime janë anuluar anembanë botës shkaku i pandemisë globale të quajtur COVID-19. /Telegrafi/