Telegrafi

Momenti kur një BWM marshon mbrapa dhe përplaset me makina në një auto-larje

Ky është momenti shokues kur një BMW ngeci me marsh mbrapa përpara se të ecte mbrapsht nëpër një parking të dendur, teksa ishte duke u pastruar.

Pamjet nga kamerat e sigurisë të shpërndara në mediet sociale tregojnë stafin që rrethon makinën e argjendtë në një auto larje, jashtë një super-marketi Tesco në Cannock, Staffordshire, derisa e kishte derën e shoferit të hapur, transmeton Telegrafi.

Por befas makina fillon të ecë me një lloj shpejtësie mbrapa në parkingun e dendur pas, duke shmangur me vështirësi goditjen e ndonjë këmbësori.

BMW-ja rrëzoi një shtyllë dhe u përplas me disa makina përpara se të ndalojë në pjesën mbrapa të parkingut. /Telegrafi/