Telegrafi

Momenti kur një 6-vjeçar bie nga rreth 10 metra lartësi – pas problemeve teknike të një Zip Line në Meksikë

Një gjashtëvjeçar është me fat që është ende gjallë pasi linjat e një “Zip Line” u prishën dhe e shtynë atë të përplaset në një liqen.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në një park argëtimi në shtetin verilindor të Meksikës të Nuevo León të dielën.

Incidenti i frikshëm u kap në video nga familja dhe tregon César Moreno-n në më shumë se 10 metra mbi liqenin artificial në “Amazonian Expedition” në Parkun Fundidora.

Një mashkull i rritur mund të shihet duke rrëshqitur lart pranë Morenos dhe duke e drejtuar atë gjatë rrugës kur rripi i sigurisë këputet papritur.

Motra e djalit, Nataly Moreno, zbuloi në Facebook se një njeri i mirë u hodh në liqen për të shpëtuar vëllanë e saj të vogël dhe për pak u mbyt duke e bërë këtë.

Ajo pretendoi se Fundidora Park nuk kishte personelin e nevojshëm të pranishëm për të shpëtuar vëllain e saj dhe njeriun që u përpoq ta ndihmonte. /Telegrafi/